Prishtinë, 03.12.2025
Sot u mbajt takimi i 6-të i Komitetit të Përbashkët Koordinues të Projektit për Ngritjen e Kapaciteteve për Zvogëlimin e Rreziqeve përmes Sistemit Kombëtar Informues për Zjarre Pyjore (NFFIS).
Drejtori Ekzekutiv i AME-së, z. Genc METAJ, në cilësinë e Drejtorit të Projektit, kryesoi takimin dhe mirëpriti zyrtarët nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), të kryesuar nga z. Chigiru YAMASHITA.
Gjatë këtij takimi u prezantuan arritjet kryesore të projektit nga zyrtarët e AME-së, si dhe nga ekipi i ekspertëve të JICA-s.
Përfaqësuesi i JICA-s theksoi se janë shumë të kënaqur me rezultatet e arritura dhe shprehën gatishmërinë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tej në fuqizimin e sistemit NFFIS dhe në zhvillimin e aktiviteteve me Zgjidhje të Bazuar në Natyrë.
